“Qika” me aksion për 8 mars: Nga pandemia u rrit dhuna ndaj grave, u humbën shumë vende të punës

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 10:06 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (Qika) ka mbajtur aksion simbolik në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.   

Aty ishte vendosur një tavolinë buke, e cila u rrëzuar si formë proteste për shkeljen e të drejtave të grave.

Leonida Molliqaj, drejtoreshë e “Qika”, tha se nga kriza që solli pandemia pozita e grave është vështirësuar dukshëm.

Ajo shtoi se të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”. 

“Krejt puna e grave shihet si obligim i natyrshëm i tyre nga të tjerët, të lajnë të hekurosin e punë të tjera”, tha ajo.

“Kriza ekonomike dhe pandemia ka rënduar jetën shumë me shumë të grave”, theksoi tutje Molliqaj.

“Atyre nuk iu takon prona se nuk iu njihet puna. Duhet të njihet puna dhe e drejta e tyre”.

Të ngjashme