Qytetarët marrin shërbime me maska e dorëza, respektojnë vendimin e komunës së Prishtinës

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 10:59 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka filluar me masat e reja për parandalimin e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Të gjithë qytetarët të cilët do të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës duhet të jenë të pajisur me dorezë dhe maska.

Nënkryetari i Komunës se Prishtinës, Muhedin Nushi në një intervistë për Ekonomia Online njoftoj se kjo masë po respektohet nga qytetarët.

Siç tha ai, se kjo masë është ndërmarr për të parandaluar infektimin e punëtorëve të sporteleve në Komunën e Prishtinës.

Duke mos përjashtuar edhe mbylljen e shesheve e cila ka ndihmuar në vetëdijesimin e qytetarëve.

Po ashtu nga e marta të gjitha marketet duhet të dezinfektojnë hapësirat dhe karrocat.

“Masa tjera që kanë filluar se aplikuari sot. Në dyqanet e sotme nga dita e sotme është e obligueshme dezinfektimit i karrocave ushqimore do të jetë nën mbikëqyrjen e policës së Kosovës. Si dhe mbajtja e distancës ashtu siç është paraparë nga IKSHP dhe MSH. Asnjë qytetarë që nuk i ka vendosur masat mbrojtëse nuk do ti ofrohet shërbim e as nuk do t’i lejohet hyrja në komunë. Ky vendim është marrë për mbrojtjen e punëtorëve. Në rast se do të sëmuren punëtoret shërbime nuk do të ketë”, tha ai.

Mes tjerash, Nushi tha se ndalimi i trafikut urban ka bërë që të ketë lëvizje të madhe të automjeteve, sipas tij është mos koordinim jo i i duhur mes institucioneve.

“Përkundër që ka pasur shëtitje të madhe në parqe e vende të tjera që nuk është dashur të ketë. Lëvizja me automjete është e madhe në kryeqytet pas ndërprerjes se trafikut urban. Nuk është koordinu mirë mes ministrisë dhe administratës publike. Ky vendim e prek më së shumti komunën e Prishtinës”, tha ai.

Mes tjerash, Nushi potencoi se përveç kësaj edhe masa e ndërmarr të hënën për bllokimin e shesheve është duke funksionuar dhe kjo mund të qojë në uljen e numrit të të infektuarve.

“Kemi ndërmarra tri masa të reja, dje ka filluar të implementohet vendosja e shiritave në sheshet e kryeqytetit, që ka pasur për qëllim zvogëlimi i numrit të qytetarëve në këto sheshe , të mos dalin me u shtetit qysh ka dalë. Është një fazë e lartë e rrezikshmërisë në këto dy javët e ardhshme ku mundet të ketë ekspansion të infektimit të Covdi-19. Është respektuar mjaftë mirë kjo masë, janë duke u vetëdijesuar mjaftë mirë qytetarët”, u shpreh Nushi.

Të ngjashme