Qytetarët njoftohen për procedurat për aplikim për patentëshoferë ndërkombëtarë

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 13:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga ora tetë e mëngjesit, disa qytetarë janë drejtuar zyrës së Agjencisë së Regjistrimit Civil për të aplikuar për patentëshoferë ndërkombëtar, por që nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Ndërsa nga kjo agjenci kanë thënë për Ekonomia Online se aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.

Ata kanë thënë se të hënën do të dalin me një qëndrim zyrtarë në këtë çështje, për procedurat që duhen ndjekur për tu pajisur me këtë patentë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme