Ramosaj: Këtë vit e filluam me pandemi, po e përmbyllim me vërshime

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Bashkim Ramosaj tha se reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në tërë komunën e Deçanit.

“Kjo javë na sjelli shumë telashe, me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Ai ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar.

“…më lejoni të kërkoj nga ju të jeni aktiv të tejkalimin e kësaj situate”, u shpreh i pari i Deçanit.

Tutje, Ramosaj tha se është mirënjohës për ekipet e shumta që janë duke operuar në terren që kjo situatë të tejkalohet.

Image may contain: tree, plant, outdoor and nature
Image may contain: sky, outdoor, nature and water

Image may contain: basketball court, sky, outdoor, water and nature
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme