Ramosaj thirrje qytetarëve të Deçanit: Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se furnizimi me ujë është kthyer teksa apelon qytetarët të mos e përdorin për pije, por vetëm për nevoja sanitare.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit

Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit.

Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit:

1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!

2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!

Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër.

BR

LEXO EDHE:

Të ngjashme