Ramush Haradinaj tregon se kush ia vuri nofkën “Rambo”

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 09:56 | Nga

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se kush ia ka vënë nofkën “Rambo” gjatë luftës.

“Këtë emër ma kanë ngjitur fëmijët e vegjël”, ka thënë ai në emisionin “Fol shqip” në “RTV21”.

Lideri i AAK-së, i cili është ndaluar në Francë për shkak të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, i ka falënderuar të gjithë ata shqiptarë që kanë shkuar për ta vizituar atje.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit të këtij emisioni se sa është vështirë të qëndron i lidhur në Francë, Haradinaj është përgjigjur: “Nuk jam i lidhur. Edhe kur kam qenë në pranga s’kam qenë i lidhur. Duke e përmbyllur këtë përballje dhe duke ia kthyer një nderë vendit tim do të thotë nuk jam i lidhur. Nuk kam ikur asnjëherë prej drejtësisë as në Kosovë dhe as jashtë”.

Ai ka thënë se shpreson së shumë shpejt do të kthehet në Kosovë dhe do të nis angazhimin e tij në politikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme