Rastet e reja me Covid-19

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 17 raste pozitive me Covid-19.

Sipas raportit të fundit, as sot nuk ka pasur rast të vdekjeve, derisa janë shëruar 5 pacientë.

Momentalisht janë 335 raste aktive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.

Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme