Reagon Dega e PDK-së në Gjilan: Nuk kishte asnjë konflikt

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në portale, me titull “Rrahje me grushte në degën e PDK-së në Gjilan”, të cilën kjo degë përmes një komunikate për media e ka njoftuar se është lajm krejtësisht i pavërtetë.

“Kjo dezinformatë, e lansuar nga persona të caktuar ka si qëllim zbehjen e ecurisë së procesit të brendshëm zgjedhor në Degën e Partisë Demokratike në Gjilan”, shkruhet në komunikatë.

Procesi i brendshëm zgjedhor në Gjilan, ka filluar këtë javë dhe është parë një mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të PDK-së, seksioneve dhe nëndegëve për të zgjedh më të mirët në krye të partisë në nivelin lokal.

“Zgjedhjeve të brendshme po i bashkohen edhe një numër i madh i qytetarëve pa angazhim të deritashëm partiak me profile të vlerësuara, duke e bërë këtë procedurë të rëndësishme dhe demokratike”.

Me reagim thuhet se Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan është më e bashkuar se asnjëherë më parë dhe se nuk ka asnjë ndarje dhe nuk kishte asnjë konflikt.

“Dezinformata e tillë, nuk mund ta ndal fuqizimin e degës së PDK-së në Gjilan. Ky lajm i pavërtetë ka synim të dëmtojë procesin dhe procedurat e shkëlqyeshme zgjedhore të zhvilluara deri më tash nga Dega e Partisë Demokratike në Gjilan dhe tërë Kosovën”, shkruhet më tej në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme