Reçica: Do ta zvogëlojmë numrin e personave me asistencë sociale duke i aktivizuar në tregun e punës

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 10:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Buxheti i pamjaftueshëm për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale është sfida kryesore me të cilin përballet kjo ministri.

Kështu tha sot në takimin njoftues të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica me komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Ai në këtë mbledhje tha se kufizimet buxhetore janë pengesë për zbutjen e papunësisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Buxheti i pamjaftueshëm zvogëlimi i shkallës së jo-aktivitetit, përcaktimi i pagës minimale dhe arritja e koncensuzit në pushimin e lehonisë. Kufizimet buxhetore të cilat janë pengesë për zbutjen e papunësisë. Sa i përket fushës së pensioneve pamjaftueshmëria e të gjithë qytetarëve si rezultat i kufizimeve buxhetore. Kategorizoni i veteranëve përcaktimi i shkallës së invaliditeti, fillimi i skemës së pagesave të viktimave gjatë luftës, këto ishin sfidat të cilat unë i pash të arsyeshme ti ndaj me ju”.

Mirëpo përkundër sfidave të përmendura ministri Reçica tha se objektiv kryesor i ministrisë që ai drejton është punësimi i nga një anëtari në çdo familje që nuk ka asnjë të punësuar.

Ai përveç kësaj tha se do të mundohen që të zvogëlojnë asistencë sociale duke i riaktivizuar ata në tregun e punës.

“Objektivi i kryesor është që të punësojmë nga një anëtar të familjes që nuk kanë asnjë të punësuar zvogëlimi i përfituesve të asistencës sociale si masë për riaktivizimin e tyre në tregun e punës do të angazhoheni në përmirësimin e kutikulave për aftësimin profesional, hartimi i ligjit të ri të punës është një nga prioritete e MPMS fuqizimi i inspektoratit të punës”.

Kryetarja e Komisionit Besa Baftiu, tha se në këtë ministri nuk është se është bërë edhe aq shumë punë.

Deputeti, Enver Hoti tha se plan-programi social demokrat i partisë që i takon ministri beson se do të ndihmojë në punën që do të kryhet në këtë ministri.

Ai gjithashtu tha se do të ketë mbështetjen e komisionit për realizim e objektivave sidomos të atij që të punësoj nga një anëtarë në secilën familje edhe pse shtoi se nuk do të jetë e lehtë.

Të ngjashme