Renovohen 300 hyrje të ndërtesave në lagjen “Bregu i Diellit”, Ahmeti vlerëson cilësinë e punimeve

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 15:22 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Departamenti i Mirëmbajtjes dhe Investimeve në NPB dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë mbajtur konferencë për medie pas përfundimit të renovimit të 300 hyrjeve të ndërtesave në lagjen “Bregu i Diellit”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha që sot përurohet hyrja e 300-të e këtyre ndërtesave me tërë kushtet si ndriçimi e gjërat tjera.

“Po punohet me kosto mujore, dhe si ndërrmarrje publike po punohet mjaftueshëm”, tha Ahmeti.

Tutje, ai tha që ka përcjellur vazhdimisht punën e këtyre punimeve, dhe cilësia është e mirë.

“Unë kam parë punimet vazhdimisht dhe cilësia është shumë e mirë, dhe ka nevojë edhe për gjëra tjera por ka rëndësi që banorët janë të kënaqur”, theksoi tutje ai.

Mes tjerash Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërrmarrjes Publike banesore, NPB, Hajdar Hoxha i cili tha që është punuar në 300 hyrje të këtyre ndërtesave, dhe rreth 300 njësi banesore kanë përfituar edhe 500 tjera janë duke pritur.

“Jemi munduar të implementojmë këto shërbime të këtyre njësive banesore dhe edhe 500 tjera janë duke pritur”, tha Hoxha.

Si përfundim banori i një prej familjeve përfituese, Abdylqerim Mpripa, ishte shumë i kënaqur nga këto shërbime dhe rregullime.

“Shumë mirë tash, shumë pastër po janë dhe shumë më mirë se më herët”, u shpreh qytetari.

Të ngjashme