Reshjet e borës, nga komuna e Prishtinës thonë se të gjitha rrugët janë të pastruara

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë vendi ynë u përfshi nga reshjet e borës. Kjo ka bërë që ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës të dalin në teren në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët dhe veturat.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Medina Braha ka shkruar në Facebook se rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet janë në gatishmëri.

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme