Reshjet e mëdha të shiut shkaktojnë vërshime, në IHK thotë se gjendja në Dukagjin është nën kontroll

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 11:55 | Nga Aulona Sylaj

Reshjet e shiut gjatë së premtes kanë shkaktuar vërshime dhe vështirësi në qarkullimin e qytetarëve në zona të ndryshme të vendit, raporton Ekonomia Online.

Hidrologu në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati në një prononcim për Ekonomia Online ka treguar se pas reshjeve të mëdha, gjendja e lumenjve në territorin e Dukagjinit nuk është në nivel të lartë dhe nuk ka rrezik të përmbytjes.

“Aktualisht ekipi nga IHK ka dal për të monitoruar nga afër gjendjen e lumenjve në rajonin e Dukagjinit. Deri më tani niveli I këtyre lumenjve është stabile dhe nuk ka ndonjë rrezik të përmbytjes”.

“Pas monitorimit në këtë pjesë të Kosovës ne do të shkojmë edhe në rajonin e Drenicës atje ku reshjet kanë qenë më intensive gjatë ditës së sotme”, ka thënë Kastrati për EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme