Rizvanolli për problemet me energji: Arsyeja kryesore është ulja e prodhimit të gazit dhe rritja e çmimit të saj

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 18:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për medie, ka thënë se të gjitha shtetet e rajonit varen nga një burim i energjisë, raporton Ekonomia Online.

“Në Kosovë kemi kapacitete shumë të vogla për ta zbutur situatën. Ajo tha se momentin që nuk je i varur veç nga një burim situata është më e tejkalueshme”, tha ajo.

Ndërsa arsyeja kryesore për gjendjen momentale në këto vende sipas saj është ulja e prodhimit të gazit dhe rritja e çmimit.

“Arsyeja kryesore është ulja e prodhimit të gazit dhe rritja e çmimit të gazit. Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi ka qenë 1400 për qind më i lartë, dhe ne ndikohemi nga tregjet e tjera”, tha ajo.

Të ngjashme