Rrahu nipin, arrestohet i dyshuari në Obiliq

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht nipin e tij, të cilit i shkaktoi lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Obiliq, teksa Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

“Obiliq 11.08.2021 – 15:03. Është arrestuar një mashkull i dyshuar kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nipin e tij viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, “ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme