Rrëmbeu një femër para dy ditësh në Istog, policia arreston të dyshuarin

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një femër para dy ditësh.

Policia bën të ditur se nga i dyshuari janë konfiskuar edhe një veturë e disa armë.

“Fshati Drejë, Istog. Lidhur me rastin, njësia policore ka arrti të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, ku me të ishte edhe viktima femër kosovare, e cila ishte rrëmbyer ditë më parë. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme