Rritet konsumi me ardhjen e mërgimtarëve, KRU “Gjakova” e gatshme të ofrojë shërbime cilësore

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka ngritur nivelin e gatishmërisë që të ofrojë shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga ky rrjet, për shkak të rritjes së konsumit nga ardhja e bashkatdhetarëve.  

Njoftimi i plotë:

Me rritjen e temperaturave dhe me ardhjen e bashkatdhetarëve në pushime, dukshëm rritet dhe nevoja për ujë.

“KRU Gjakova” ka ngritur nivelin e gatishmërisë që të ofrojë shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti ynë.

Gjithashtu të angazhuar 24 orë do të jetë i gjithë stafi i “KRU Gjakova”, që të kontrollohet për keqpërdorime dhe kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit.

Andaj lusim të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë me punëtorët tanë, që të zvogëlohet humbja e pa nevojshme e ujit të pijes dhe t’i lajmërojnë të gjithë ata persona që e keqpërdorin burimin kryesor të jetës, “Ujin”.

Bashkëpunoni duke telefonuar në:

Drejtoria-Gjakovë; 0390-320-503 si dhe 0390-330-001.

Njësia Rahovec, 049-732-789.

Njësia Prizren, 049-732-115.

Njësia e Rekës së Keqe, 049-732-567 si dhe 049-732-006.

Të ngjashme