Rrjeti i Grave të Kosovës fajëson institucionet për vrasjet e grave

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

RGK kritikojnë ashpër dukurin e vrasjeve të grave, thonë se institucionet po i neglizhojnë këto raste

Ishte vetëm 17 vjeçare kur u privua nga jeta.

E këtë krim të rëndë ndaj vajzës me inicialet A.R e kreu një 58 vjeçar, që ishte fqinj i saj.

Kjo ngjare që ndodhi të Shtunën në Vitomeric të Pejës tronditi gjithë Kosovën.

E më tronditëse ishin deklaratat e vëllait të viktimës.

Ai deklaroi se 58 vjeçari, kishte hyrë me dhunë në shtëpinë e tyre në ora 04:30 të mëngjesit, nga aty ai kishte marrë me dhunë motrën e tij e më pas e kishte dërguar në shtëpinë e tij, ku edhe e kreu aktin.

Por, kjo raste të tilla, ku viktima të vrasjeve ishin gratë ka mjaft në Kosovë.

Vitin e kaluar,  në qytetin e Prizrenit një grua ishte vrarë me armë zjarri, nga vetë burri i saj.

Në vendin e ngjarjes ku humbi jetën 42-vjeçarja Armenda Velija, Policia kishte gjetur 15 gëzhoja.

E nga burri i saj u privua nga jeta edhe 40-vjeçarja Valbona Nrecaj.

Por, këto plumba që ju drejtuan asaj, lanë të vdekur edhe vajzën e tyre 9-vjeçare.

Ndërkohë,  në fund të vitit 2015, pa shenja jete ishte gjetur në Bjeshkët e Strellcit Donjeta Pajazitaj.

24-vjeçarja ishte gjetur  dy muaj pasi që ishte zhdukur, ndërsa ishte konstatuar se ajo ishte vrarë.

Ndërsa, kryesi i kësaj vepre doli të jetë kushëriri i saj.

Për gjithë këto raste, në Rrjetin e Grave të Kosovës, po i fjaësojnë institucionet.

 ‘’ Përfundimisht duhet që gishtin ta kthejmë ka institucionet e drejtësisë. Ato vajza që po marrin guxim me raportu dhunën ndaj tyre, nuk po merren me seriozitet nga prokuroria nga gjykatat, rrjedhimisht dhunuesit po janë të motivuar që me i ngacmo seksualisht me i përdhunu edhe me i vra fatkeqësisht’’, Adelina Tërshani, Rrjeti i Grave të Kosovë.

Adelina Tërrshani, thotë se institucionet duhet dhënë përgjegjësi për gjithë këto raste.

 ‘’ Shteti duhet me jepe përgjegjësi që ka dështuar me i mbrojte të drejtat e grave edhe me ju siguru atyre siguri në shtëpi dhe në hapësira publike,  shumë herë të gjithë përdhunuesit, sa herë e marrin guximin me u përballë më një sistem i trajton me jo seriozitet, ata po lirohen me procedura të rregullta, e kjo po i liron ata’’

Ndërkohë Rrjeti i Grave të Kosovës, ka paralajmëruar protesta për të mërkurën.

Protesta do të mbahet në Mitrovicë, për arsye se në këtë qytet janë shtuar rastet e dhunimit ndaj femrave.

Të ngjashme