Samiti i Poznanit, Rama dhe Zaev kërkojnë negociatat

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon t’i zhvillojë punimet në Poznan të Polonisë samiti midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Evropian. Kancelarja Angela Merkel, e cila është edhe autorja e Procesit të Berlinit, ka preferuar të ketë në krah homologun maqedonas, Zoran Zaev, të cilin e ka vlerësuar për marrëveshjen e Prespës.

Por Zaev nuk kërkon të dalë nga ky samit pa marrë një konfirmim nga shtetet e BE-së për hapjen e negociatave të pranimit në muajin tetor të këtij viti.

Kësaj kërkese i është bashkuar edhe Tirana, që në samit është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, raporton Tch.

Të pranishëm në samit janë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të ngjashme