Selimi: Do ta bëjmë të pamundurën për lirimin e Nezir Mehmetajt

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se është i shqetësuar në lidhje me këtë, derisa sot ka pritur në takim vëllain e Mehmetajt, të cilin e ka siguruar që do të bëjnë të pamundur lirimin e shtetasit tonë dhe kthimin e tij në shtëpi.

“I shqetësuar me mbajtjen në paraburgim tash e gjashtë muaj dhe ngritjen e aktakuzës ditën e djeshme nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt, kam pritur sot në takim vëllaun e tij, Agronin. E sigurova se do t’i shfrytëzojmë dhe shterojmë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike që janë në dorën tonë, për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë”.

Të ngjashme