Sfishta: Në QS kemi 81 të karantinuar, gjësendet personale të studentëve janë të sigurta

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 14:55 | Nga Lira Klaiqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në karantinën në Qendrën e Studentëve aktualisht janë të vendosur 81 persona që kanë ardhur nga vende të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka treguar se deri më tani vetëm 6 persona kanë rezultuar me Coronavirus nga mbi 1 mijë e 200 veta që kanë qëndruar në këtë Qendër prej shndërrimit të saj në karantinë.

“Për momentin i kemi 81 persona që janë të sistemuar në dy konviktet e Qendrës së Studentëve.  Ditën e djeshme janë testuar 17 të gjithë janë liruar.  Kjo nuk do të thotë se lirohen më shpesh por ditët e caktuara lirohen personat që kanë ardhur para 7 ditëve. Kuptohet që tash i bie qëndrimi më pak i atyre, neve na bie që t’i përgatisim dhomat shumë më shpejt. kurse të karantinuarve u ka lehtësuar qëndrimin”, tha Sfishta.  

Ai ka thënë se shkurtimi i kohës së qëndrimit nga 14 ditë në 7 vetëm sa e ka vështirësuar punën në QS.

“Të them të drejtën neve vec na e ka vështirësuar sepse kur ata dalin ne duhet t’i përgatitim dhomat. nëse përpara na është dashur 14 ditë tash na duhet 7 ditë”, tha ai.  

Përkundër zbutjes së masave sipas Sfishtës Qendra është duke punuar me stafin që e kanë parë të nevojshëm prej shndërrimit ën karantinë.

“Jo ai staf që ka qenë në fillim është edhe tash. Kur është shpallur Qendra karantinë është caktuar numri i nevojshëm, kurse pjesa tjetër vetëm kur ka punë administrative dalin në punë” tha Sfishta për EO.

Sfishta: Personat që agjërojnë e marrin ushqimin për iftar dhe syfyr

Ai ka treguar se në mesin e të karantinuarve ka edhe prej atyre që e agjërojnë Ramazanin.

“Në momentin kur ka filluar Ramazani i kemi ndarë në dy kategori. Ata që nuk agjërojnë u servohet ushqimi si përpara nga ora 10 dhe ora 17 kurse ata që agjërojnë u servohet ushqimi në ora 19 dhe pjesa e ushqimit për syfyr”, tha ai.  

Sfishta tha se nuk ka ndonjë shenjë që shpejt do të mbyllet karantina.

“Jo nuk e kemi këtë informacion”, shtoi ai.

Ai ka treguar se edhe në ditët në vijim pritet që nga jashtë të vijnë në atdhe qytetarë nga vende të ndryshme e të cilët duhet t’i nënshtrohen karantinimit.

“E  kemi një draft listë se nga shumë shtete do të ketë kontigjente që do të vijnë. Nuk kemi numër të saktë por ne jemi të përgatitur, i kemi edhe 350 vende të lira që mund t’i sistemojmë këta të riatdhesuar. Me këtë kapacitet ne operojmë”, ka theksuar Sfishta.

Ai ka thënë se ky numër vendoset duke u bazuar në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik.

“Këtë numër prej 350 vende të lira po e e japim në bazë të rekomandimeve që na i ka dhënë Instituti për karantinim dhe distancë sociale. Pra ky është numri i banjove që e kemi në dispozicion. një banjo mund të shfrytëzohet nga një person, apo nga një familje të cilët sstemohen në dhoma”, tha ai.  

Ai ka thënë se vetëm gjashtë persona nga të karantinuarit kanë rezultuar të infektuar me Coronavirus.

“Gjithsej gjashtë person 1220 persona që kanë kaluar në karantinë”, tha ai.

Sfishta tha se po punojnë me intensitetin e fillimit ndonëse kanë kaluar dy muaj nga shndërrimi i Qendrës në karantinë.

“Tash vetëm se ka kaluar dy muaj se jemi duke punuar me intensitet. Lodhje ka por nuk ka rënie të intensitetit të  punës”, tha ai.

Ai i ka siguruar studentët banues të cilët kur kanë dalë nga Konvikti i kanë lënë librat dhe gjësendet e tyre personale se ato janë të sigurta.

“Deklaratat që i kam dhënë gjatë pandemisë, i mbaj edhe tash, gjësendet, librat, studentët i kanë në dhomat e tyre.  Ne po e presim një rast më të mirë që tu bëjmë thirrje studentëve që të vijnë t’i marrin ose vetëm nëse hiqet karantina edhe mund të vijnë nëse vendoset të hapet procesi mësimor”, tha ai.  

Sfishta tha se dezinfektimi i dhomave dhe haoësirave të konvikteve bbëhet në baza ditore.

“Në çdo moment në baza ditore edhe kur janë perosnat e vendosur bëhet deznifektimi i hapësirave. pas daljes bëhet dezinfektim ekstra,lihen 24 orë pastaj fillon pastrimi dhe vendosja e shtrojave e mbyulojave të reja në çdo dhomë të konvikti”, tha ai për EO.

Të ngjashme