Shala: MMPH respekton rekomandimet e Avokatit të Popullit

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 14:58 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, me të cilin bisedoi për respektimin e të drejtave të njeriut të cilat ndërlidhen me ambientin, mjedisin dhe planifikimi në fushën e ndërtimit.

Ministri Shala tha se, MMPH-ja është e përkushtuar, njëkohësisht i merr në konsideratë dhe respekton të gjitha rekomandimet që vijnë nga Avokati i Popullit sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut në kuadër të institucionit të cilin e drejton.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, gjithashtu është shprehur se bashkëpunimi i ndërsjellë do të ketë impakt pozitiv në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme