ShBA: Me vaksinat që i dhuruam sot, Kosova mund t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar me rastin e dhurimit të 503,100 dozave të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e dhuruara të Pfizerit do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj.

“Me rritjen e më shumë varianteve të COVID-19 si Delta, dhurimi i sotëm i 503,100 dozave të vaksinës Pfizer do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë qytetarët e saj më shpejt. Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, e qëndrueshme është partnere më e fortë për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postimin e Departamentit të Shtetit.

Të ngjashme