Shefi i Policisë të hënën raporton në Kuvend

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 15:59 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, të hënën e javës së ardhshme do të paraqitet para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aty, ai do të raportoj rreth situatës së sigurisë në Kosovë.

Një nga deputetët që është pjesë e komisionit parlamentar ka deklaruar për Tribuna Channel se shefi i Policisë do të pyetet për sulmin e fundit që është bërë mbi Kuvendin, ndonëse pyetje do të shtrohen edhe për çështje të tjera.

“Në fakt, raportimi i Maxhunit ka qenë i planifikuar para se të ndodhte sulmi, por tash do të jetë një rast i mirë që aty të flitet më në hollësi për gjendjen e sigurisë në vend”, ka thënë ky deputet.

Të ngjashme