Sindikalisti i përgjigjet Kurtit: Pse s’i ndalen pagat serbëve që nuk dalin në punë

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti tha dje se s’është as ligjore e as e logjikshme të paguhen ata që s’punojnë. Këtë e tha kur arsyetoi se pse Qeveria po kërkon listëve e punonjësve që po mbajnë grevë, për t’ua ndalur pagat.

Përfaqësuesi i sindikatave të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, thotë se prej kohësh pyet sekretarë të ministrive dhe ministrat, se pse marrin paga zyrtarëve serbë, që ai thotë se nuk dalin në punë.

“Për ata që nuk e dinë dhe nuk duan të dinë. Për vite, kam drejtuar emaila sekretarëve dhe ministrave, kam shkruar statuse në facebook qe të iu ndalen pagat zyrtarëve të strukturave paralele serbe qe nuk dalin në punë”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

“Jo veq qe nuk dalin në punë por pengojnë edhe shtrirjen e pushtetit, rendit dhe ligjit në komunat veriore të Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Të ngjashme