Situata me zjarret në Kosovë, Policia jep detaje

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Vendi ka disa ditë që po përballet me zjarret, ndërsa situatës i kanë kontribuar edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për situatën me zjarret në vend.

Rr.Avdi Kelmendi, Lipjan, 05.08.2021 14:35. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se si pasoj e defektit elektrik një pjesë e zyrës është përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Siboc, Podujevë, 05.08.2021-14:00.Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Plemetin, Obiliq, 05.08.2021-13:40. Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri ushqimi i kafshëve pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Hade, Obiliq, 05.08.2021-17:00. Raportohet se si pasojë kabllove elektrike janë djeg dy shtylla elektrike dhe një shtëpi e pa banuar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Trestenik, Viti, 05.08.2021-16:10. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 3 hektar djerrine. ( bar i pakositur). Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Kopernicë, Kamenicë, 05.08.2021-15:00. Raportohet se është përfshi nga zjarri një fushë me bar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit për lokalizuar zjarrin.

Muqivercë, Kamenicë, 05.08.2021-17:49. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 10 ari livadh. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Ramajë, Viti, 05.08.2021-15:35. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 6 hektar pyje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë punuar për ta lokalizuar zjarrin.

Pogragjë, Gjilan, 05.08.2021-15:10. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 1 hektar pyje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin.

Neredime, Ferezaj, 05.08.2021-16:59. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i ka vënë zjarrin disa mbeturinave dhe si pasoj është djegë shtëpia e tij. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Dremjak, Ferizaj, 05.08.2021-22:30. Raportohet se si pasoj e përdorimit të mjeteve piroteknike është përfshi nga zjarri një pjesë e një stallë të bagëtive dhe ushqim i bagëtive pronë e dy viktimave meshkuj kosovarë. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar dhe më pas janë përfshi edhe dy stalla, të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Sallagrazhd, Suharekë, 05.08.2021-13:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri kulmin i një shtëpi ndihmëse. Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Lubizh e Hasit, Prizren, 05.08.2021-12:45. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 4-5 hektar pyll pronë private dhe shtetërore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Malishevë, 05.08.2021-07:14. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Rr “Imer Krasniqi” Malishevë, 05.08.2021 13:45. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një veturë dhe një traktor pronë e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale vlera e te cilit ende nuk dihet, nuk raportohet për të lënduar.

Rr “Gasper Karaqi” Gjakovë, 05.08.2021 13:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se në një fushë me bari të thatë dhe shkurre kishte shpërthyer zjarri, mirëpo nuk ka dëme materiale e as të lënduar. Zjarrfikësit janë në lokacion dhe në përpjekje për lokalizim të zjarrit.

Pasomë Vushtrri, 05.08.2021 11:55. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 1 hektar me bari të thate dhe pemë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasoj e telave të rrymës elektrike.

Uglarë, Zubin Potok, 04.08.2021-17:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke punuar me një mjet pune, nga shkëndijat e saj kishte shkaktuar zjarr. Nga zjarri janë përfshi një ballë sane, dhe një pjese e fasadës së shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Zhitkovc, Zveçan, 05.08.2021-14:45. Raportohet se ne rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 30 ari me shkurre dhe bari të thatë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Zveçan i vogël, Zveçan, 05.08.2021-13:50. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 1 hektar me bari të thatë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Të ngjashme