Sulm fizik dhe të shtëna me armë në Prishtinë, lëndohen dy persona

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave, dy meshkuj dhe një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin por lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga viktimat si dhe njëri nga të dyshuarit, nga një mjet i mprehtë (thikë).

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit, në vendngjarje kanë dal njësitë policore me ç ‘rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

Të ngjashme