Telegram ngushëllimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së gazetarit, Sulejman Gashi

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurorit i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së gazetarit, Sulejman Gashi, ngushëllon familjen e tij.

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe doajenit të gazetarisë, Sulejman Gashi.

Gazetari Gashi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një mik dhe bashkëpunëtor i zellshëm, i cili ishte çdo herë pranë nesh kurdo që ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë komunitetin e gazetarëve.

Gazetari Gashi do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i madh dhe si një misionar i përkushtuar i vendit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë!

Të ngjashme