Në Gjilan është tentuar të rrëmbehet një person.
Siç njofton policia përmes raportit, rastin e ka raportuar një burrë i cili ka thënë se derisa ka qenë në rrugë, një i dyshuar duke e kapur për dore ka tentuar ta fusë në veturën e tij.
Viktima ka arritur të largohet dhe të futet në një lokal, transmeton Klankosova.tv.
Rasti vazhdon të hetohet.