Tetë pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë të hospitalizuar 44 pacientë me COVID-19.

Nga ky spital kanë bërë të ditur se 33 prej pacientëve janë në oksigjenoterapi, tetë në CPAP dhe tetë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për dhjetë të shëruar nga ky spital, ndërsa janë pranuar dy pacientë.

Postimi i plotë:

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 29.09.2021:✓44 pacientë janë të shtrirë;✓33 pacientë janë në Oksigjenoterapi;✓ 8 pacientë janë në CPAP;✓ 8 pacientë ne gjendje të rëndë;✓ 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;✓ 2 pacientë janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit;Mbroje vetën vaksinohu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme