Thaçi pas tragjedisë në Teksas: Kosova me mendje dhe zemër është me viktimat

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi permes profilit të tij në twitter, ka reaguar pas tragjedisë në El Paso të Teksas, ku janë vrarë rreth 20 persona.

Thaçi ka shkruar se është i tronditur nga himbja e njerëve në El Paso.

“I tronditur nga humbja e jetës së njerëzve në #ElPaso, SHBA. #Kosova me zemër dhe mendje është me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.

Pë ngjarjen në El Paso kanë reaguar edhe lidër tjerë botëror.

Njëzet persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm masiv në qytetin El Paso të Teksasit.

Të ngjashme