USAID-i i ofron mbështetje MMPH-së

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 16:42 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferat Shala, ka pritur një delegacion të USAID-it, i kryesuar nga Terence R. Slywka, drejtor i Programit.

Ministri Shala i falënderoi mysafirët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Delegacioni u shpreh falënderues për nivelin e kënaqshëm të bashkëpunimit me MMPH-në.

Ata shtruan nevojën e vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit, duke u fokusuar në fushat e targetuara të ministrisë.

Ata dhanë idetë në fushat dhe çështjet të cilat mund t’i mbështesin, duke e pasur mundësinë e mirë për t’iu ofruar inputet e rëndësishme MMPH-së, nga të cilat autpute do të përfitojnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për ta avancuar bashkëpunimin me rezultate të prekshme në fushat respektive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme