UShAF dhe Kompania “Ciao Berto” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Agron Bajraktari, priti sot në takim Shefin e Lartë Ekzekutiv të Kompanisë “Ciao Berto”, Bashkim Krasniqi me ç’rast nënshkruan marrëveshje Bashkëpunimi për punë praktike të studentëve.

Rektori Bajraktari dhe Krasniqi biseduan për mënyrën më të mirë të realizimit të kësaj Marrëveshje, përfitimin që do të kenë të dyja palët, si dhe nevojën e pashmangshme të vendit tonë për profesionistë në fushën e dizajnit.

Bajraktari falënderoj Krasniqin për nënshkrimin e marrëveshjes dhe e uroi që ky të jetë një fillim i mbarë i bashkëpunimit. Po ashtu, Rektori tha se i gëzohet faktit që Universiteti ynë po vazhdon të krijoj lidhje me kompani lidere në Kosovë dhe se interesimi për bashkëpunim nga ana e tyre po rritet përditë

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Krasniqi mbajti një ligjëratë për studentët e UShAF, të cilët i informoj për mënyrën e funksionimit të Kompanisë “Ciao Berto”, historikun, misionin, vizionin, teknologjinë, kapacitetin, standardet, produktet që ofron, si dhe përparësit e kësaj Kompanie.

Ciao Berto është njëra ndër kompanitë lidere në Kosovë në tregun e mobilieve, e cila përveç prodhimeve të veta, ka përfaqësinë edhe të disa brendeve botërore, si: Magniflex, The Rug Republic, Nicoletti, Imix, Ton, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme