Vaksinohet ministri Sveçla: Me vaksinim i kthehemi normalitetit

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 16:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, raporton Ekonomia Online.

Sveçla tha për Ekonomia Online se është e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit.

“Është e rëndësishme që të vaksinohen në mënyrë që t’i evitojmë situata që i kishim më herët dhe t’i kthemi normalitetit”.

Ministri Sevçla është vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit salla “1 Tetori”, në Prishtinë.

Kosova nisi vaksinimin kundër koronavirusit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi vaksinimi masiv. Deri më 7 korrik, në Kosovë janë vaksinuar mbi 236 mijë qytetarë, ku rreth 58 mijë prej tyre janë vaksinuar plotësisht.

No description available.
No description available.

Të ngjashme