Valon Syla tregon pse nuk ia ktheu sulmin personit që e rrahu në rrugë

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka komentuar edhe një herë sulmin që u bë ndaj tij ditën e djeshme.

Syla tregoi arsyen pse ishte aq paqësor derisa po sulmohej nga persona të panjohur.

“Nuk është punë e gazetarit me u rreh me njerëz. Njerëzit që më njohin e dinë sa kam miq, e dinë sa mundem me kanë i fortë sa mundem mos me kanë, por nuk është punë e gazetarit me u rrok me palët në rruge sepse në asi raste kur të sulmojnë persona të panjohur, kjo mësohet në cdo trajtim të gazetarisë, nëse une e kthej sulmin bëhem pjesë e dhunës që po më sulmon”, tha Syla në Debat Plus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme