Vandalizohet instalacioni i YIHR-së që kritikonte vlerësimin me medalje e pozita të dënuarit për krime lufte

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 17:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një instalacion i vendosur afër Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga organizata “Youth Initiative for Human Rights – Kosovo” (YIHR) është vandalizuar, raporton Ekonomia Online.

Ky instalacion sipas drejtores ekzekutive të YIHR-së, Marigona Shabiu, kishte qëllim prezantimin e parimeve për ballafaqim me të kaluarën duke ilustruar raste konkrete kur politikanët kosovarë i kanë vlerësuar me medalje e pozita të dënuarit për krime lufte.

Shabiu thotë se dyshimet janë që ky instalacion është vandalizuar nga dy persona.

“Përmes këtij instalacionet jemi munduar t’i informojmë qytetarët për këto 10 parime, duke i ilustruar me disa shembuj konkretë, se si këto janë shkelur nga disa figura të larta publike, më konkretisht një shembull nga ish-presidenti Thaci, nga ish-kryeministri Haradinaj, nga ish-deputete, ish -ministër, pra që kanë shkulur dinjitetin e viktimave të luftës. Sic duket ka pasur reagim ndaj këtyre raste, dhe kemi informacion që dy persona e kanë vandalizuar këtë instalacion, pikërisht për mënyrën e prezantimin”, tha Shabiu për Ekonomia Online.

“Shkatërrimi i instalacionit është se si shoqëri ende nuk jemi të gatshëm të përballemi me disa të vërteta, e sidomos tek disa persona që janë të dënuar e ne i konsiderojmë si heronj kombëtar”, tha tutje ajo.

“Na përmes kësaj kërkojmë që ta mbrojmë dinjitetin e të viktimave dhe të mbijetuarve të luftës, ky instalicion është munduar ta bëjë këtë, por është keqkuptuar”, u shpreh Shabiu.

No description available.
No description available.

Të ngjashme