Veseli: Vendet perëndimore e kanë hapur ekonominë, edhe ne duhet të rrezikojmë

Kaçanik | 29 Pri 2020 | 13:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka vizituar Komunën e Kaçanikut ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazi, raporton Ekonomia Online.

Veseli e njoftoi Ilazin se kanë iniciuar pakon për rimëkëmbjen ekonomike e cila jo vetëm që do ta ndihmojë sektorin privat, por edhe komunat në përgjithësi.

Sipas tij, pas pandemisë vendet perëndimore e kanë hapur ekonominë, prandaj edhe Kosova duhet të rrezikojë.

“E kemi iniciuar pako për rimëkëmbje ekonomike që prekë sektorin privat dhe komunën. Ne nuk duhet të lejojmë që ekonomia të kolapsojë. Pandemia do të kalojë shpejt, por aspekti ekonomik do të ketë ngecje”.

“Qarkullimi i parasë duhet të hyje në funksion. Duhet të hapemi ekonomikisht. Vendet perëndimore kanë hapur ekonominë edhe ne duhet të rrezikojmë në këtë drejtim”.

Veseli e përgëzoi për punën e vazhdueshme kryetarin e Komunës së Kaçanikut.

Kurse kryetari Ilazi, tha se virusi ka përfshirë edhe Kaçaniku, ku rasti i parë është paraqitur ditën e shtunë.

Sipas Ilazit, reagimi ka qenë i menjëhershëm bazuar nw rekomandiemt e IKShP-sw.

“Po të njëjtën ditë janë marrë edhe katër mostra dhe kanë dalë pozitiv dhe deri me tani kemi shtatë raste. Deri më tani kemi vetëm një familje të izoluar dhe një person në fshatin Dubravë, për të cilin nuk e dimë burimin e infeksionit”.

Ai tha se si Kaçanik gjendja ekonomike është vështirësuar shkaku i pandemisë, raporton EO.

“Kemi ndarë fondin 100 mijë euro. 3000 pako kemi ndarë për qytetarë. Të rinjtë e Kaçanikut punojnë në Ferizaj dhe kjo ka ndikuar që pandemia të  prekë edhe Kaçanikun”.  

“… jemi të angazhuar maksimalisht në mbrojtje të qytetarëve dhe po mundohemi t’iu dalim në ndihmë”.

Të ngjashme