Vetura godet 70 vjeçarin në Prishtnë

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” ku ka mbetur i lënduar një person i moshës 70 vjeçare.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:18, në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve”.

“Të përfshirë në aksident kanë qenë një këmbësor dhe një automjet i udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një këmbësor i moshës 70 vjeçare. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme