Veturat e MPB-së janë në shfrytëzim të KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar disa lajme, që janë duke qarkulluar në medie se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në komunën e Podujevës dhe komunën e Mitrovicës së Veriut.

Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve.

Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve.

Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim vetuat për KQZ-në.

Ju njoftomë se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, Lulzim Ejupi.

Të ngjashme