Vitia: Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave vazhdojnë, arrijnë në maj

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 19:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se negociata me kompanitë prodhuese të vaksinave kundër Covid -19, janë duke vazhduar, duke thënë se janë në rrugën e drejtë, raporton Ekonomia Online.

“Negociatat me kompanitë prodhuese po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur. Nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja. Situata para 7 prillit ka qenë e papranueshme. Fatkeqësisht kishim qasje të injorimit të virusit. Mbi të gjitha tani kemi prioritet shëndetin publik. Duke pasur faktor ne kemi marr vendim që të heqim masat e kufizimet, po heqim pjesërisht kufizimet por po shtojmë udhëzimet. Përball virusit kemi shumë pak zgjedhje, ose respektim të udhëzimet ose vendosje të masave. Mbikëqyrja duhet të jetë më e madhe në këto ambiente si gastronomia dhe qendra tregtare”, tha ai.

Tutje, Vitia tha se Komisioni për negocim në Ministrinë e Shëndetësisë është duke punuar intensivisht për të siguruar sa më shpejt kontingjentin e dytë të vaksinave anti-Covid.

“Komisioni për negocim në MSH po negocion me agjencinë e aprovuara të BE-së dhe ShBA-së, për të siguruar sa më shpejt dhe sa më shumë. Shumë mund të bëhej në kohën e duhur, por ajo kohë ka shkuar dhe duhet të fokusohemi drejt të ardhmes. Duhet të gjejmë mirëkuptim në temën e vaksinave, dhe informatat e rrejshme mund të ndikojnë. Shkelja e konfidencialiteti rrezikon negociata dhe shëndetin publik të qytetarëve. Jam i vetëdijshëm që shumë jam duke kërkuar pasi kemi pritur shumë. Çdo veprim i imi është në përputhje të plotë me Ligjin. Siç e thash edhe në konferencën e së premtes që unë nuk mund të jap informata pasi është pjesë e konfidencialiteti. Informatat e lëshuar nga mediet nuk janë të vërteta. Thirrja ime për Prokurorin ndaj personave që kanë pasur informata, ka qenë detyrim i imi pasi ka rrezikuar negociata nuk ka qenë cenim i medies. Ne do të përkrahim gazetarinë”, u shpreh ai.

Të ngjashme