Vllasi: Serbia po do zgjidhje jashtë asaj që e ka Kosova, pavarësinë

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 15:22 | Nga

Nuk do të ketë rezultate finale të negociatave përderisa Serbia ta mbajë qëndrimin e vet të vjetër e të politikës së saj të tejkaluar për çështjen e Kosovës, ka deklaruar avokati Azem Vllasi duke shtuar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq flet vazhdimisht për kompromisin e nuk tregon çfarë mendon, transmeton Koha.net.

“Ai flet për njëfarë zgjidhjeje që Serbia duhet ta ofrojë, por e cila e përjashton zgjidhjen që tashmë e kemi, pavarësinë”, citon “danas” të ketë thënë Vllasi.

Ai thotë se autoritetet në Serbi nisen nga pozicioni se asgjë nuk është zgjidhur nëse Serbia nuk e njeh atë zgjidhje.

“Ne nuk e kemi të qartë se çfarë do Serbia, pos njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve, ashtu siç ka bërë ajo me shtetet tjera pas shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka thënë Vllasi.

Ai ka shtuar se Sllobodan Millosheviqi ka qenë i fundit që e ka dashur zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa e pyetur shumicën shqiptare.

“Secili duhet ta ketë të qartë se pa Jugosllavi, Kosova nuk ka qenë dhe nuk ka mundur të jetë në përbërje të Serbisë. Kur autoritetet në Serbi ta kuptojnë dhe ta njohin këtë realitet, atëherë do të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve dhe kjo do të jetë në dobi të madhe edhe për serbët në Kosovë”, mendon Vllasi.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që të zbardhet vrasja e Oliver Ivanoviqit duke shtuar se zbardhja më së shumti varet nga qarqe të caktuara kriminele e politike në veri të Mitrovicës dhe nga organet hetuese të Serbisë.

Kjo vrasje, mund të thuhet me siguri, nuk është e motivuar në baza etnike, ka thënë Vllasi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme