VV-ja reagon pas arrestimit të zyrtartit të tyre në Viti për dyshimet se dhunoi një të mitur

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Dje në media u raportua për një rast dhunimi të një të miture në komunën e Vitisë.

Policia e Kosovës në raport thanë se në lidhje me rastin kanë marrë në pyetje, Bislim Bislimin, ish kryetar i degës së VV-së në këtë komunë.

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Manxhuka ka akuzuar mediat për publikim të pavërtetë të lajmit, teksa thotë se kryetar i kësaj dege është deputeti Nijazi Isaku.

“Është e tmerrshme lehtësia e hedhjes së gënjeshtrës si lajm. “Arrestohet kryetari i degës së VV në Viti”, shkruajtën shumë portale. Gënjeshtër. Tash e sa vite kryetar dege është njeherësh edhe deputeti Nijazi Isaku dhe jo personi në fjalë”, përfundon Manxhuka.

Të ngjashme