Watson: Kosovarët janë evropianë të rinj

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 14:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori Lord Alan Watson nga Richmond CBE – Angli, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prishtinës, përkitazi rreth Brexit-it që ka kaluar Anglia.

Ai ka treguar se ka qenë pjesë e Komisionit Evropian për pesë vite me radhë. Sipas tij edhe pse Anglia më nuk do vazhdojë të jetë pjesë e BE-së, sipas tij nuk do të ndikojë në ndryshmet brenda BE-së. Ai ka thënë se Anglisha nuk mund të larhohet nga BE  sepse gjeografiskisht është pjesë e saj.

“Ne do të braktisim institucionet Evropiane por do të kemi një lidhje të vazhdueshme me to. Kur ne jemi bërë pjesë e Bashkimit Evropian, jemi bërë pjesë e tij për arsye ekonomike dhe ky opsion ju prezantua popullit Britanik, jo si një mënyrë e re e jetesës, jo si një mënyrë për të parandaluar luftën por si një mënyrë për t’iu bashkuar rritjes ekonomike në Evropë. Disa njerëz po mendojnë që ne po e braktisim Evropë, jo ne nuk po e braktisim Evropën, pasi një gjë e tillë është gjeografikisht e pamundshme. Unë jam shumë pro-evropian, por ka shumëçka që duhet bërë në BE, pasi që duhet të bëhet më efektive në adresimin e problemeve, me të cilat njerëzit ballafaqohen. Ne do të vazhdojmë të përkrahim zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe kanditaturën e shqiptarëve”,

Madje ai përmendi edhe Shqipërinë si një ndër vendet kandidate për BE. Ai ka treguar edhe një histori interesante të cilën e ka ndarë me të pranishmit.

Profesor Lord Alan ka thënë se disa kandidatë social-demokratë kanë thënë se anglezët janë evropianë të rinj.

Me këtë ai ka dhënë mesazh që kosovarët nuk duhet të dorëzohen sepse evropianizmi vjen duke sjell evropianët e rinj.

Profesor Lord Waston ka kohë që është i përfshirë në fushën e komunikimit, atë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në çështje publik. Ai do ligjëroj edhe në disa universitete të tjera në Kosovë.

Të ngjashme