Zhduket një person në Pejë

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Më 21 maj një person është raportuar i zhdukur.

Sipas Policisë së Kosovës bëhet fjalë për Rrustë Halil Rexhepaj, i lindur më 08.12.1972 nga fshati Raushiq i Pejës, me vendbanim në rrugën Mbretëresha Teutë në Pejë.

Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se pas konsultimit me familjarët dhe Prokurorin e Shtetit, kërkon nga qytetarët që të ndihmojnë në arritjen e sigurimit të çfarëdo informate për këtë person.

Kërkimet e deritanishme, nuk kanë rezultuar me sukses, andaj kushdo që ka informata për vendndodhjen e tij të lajmëroj policinë në linjën emergjente 192.

Të ngjashme