Zjarre në fshatrat e Lipjanit, mund të preket edhe Parku Nacional i Blinajës

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme ka shpërthyer zjarri në male në Lipjan. Qytetarë të fshatit Rusinofc i kanë dërguar Gazetës Express pamje ku shihet se zjarri po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes.

Ata janë ankuar se kanë lajmëruar zjarrfikësit por se ata nuk janë paraqitur për të kryer detyrën.

Ndërkohë po sipas tyre, në rrezik të djegies është edhe Parku Nacional i Blinajes.

Parku Kombëtar i Blinajës gjendet në komunën e Lipjanit afër fshatit Magurë, rreth 32 km nga kryeqyteti.

Të ngjashme