Zvarritja e procedurave gjyqësore, cenim i të drejtave themelore të qytetarëve

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 09:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zvarritja e procedurave gjyqësore në Kosovë, është cenim i të drejtës themelore të qytetarëve për të pasur mbrojtje gjyqësore dhe drejtësi juridike, tha në një intervistë për Ekonomia Online, Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Më tej, Qelaj tha se Këshilli Gjyqësor edhe ai Prokurorial duhet të marrin hapa konkret për të zgjidhur çështjen e zvarritjeve të lëndëve gjyqësore.

“Zvarritjet e procedurave gjyqësore janë shqetësim dhe duhet edhe Këshilli Gjyqësor edhe ai Prokurorial të marrin hapa shumë konkret për të zgjidhur këtë çështje se zvarritjet me vite ku qytetarët kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre padyshim që është drejtësi e mohuar dhe në këtë drejtim na cenojmë një të drejtë elementare për të pasur mbrojtje gjyqësore dhe drejtësi juridike”.

“Sa i përket masave që duhet të ndërmerren nga institucionet kompetente përkundër faktit që nuk kemi mandate të ndërhyrjes drejtpërdrejtë sepse e ruajmë pavarësinë institucionale padyshim që gjatë vitit të ardhshëm do të dalim me një raport shumë konkret se si të zgjidhet kjo çështje”, tha ai.

Poashtu, Qelaj foli edhe për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale, ku tha se është ndjerë i shqetësuar.

Tutje, ai tregon se në rast se kjo gjykatë bën shkelje, atëherë avokati i veçantë i popullit në kuadër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë, do t’i trajtojë ato.  

“Padyshim siç do qytetarë i Republikës së Kosovës edhe unë e kam ndje me shqetësim edhe institucioni nuk është që nuk ka një interesim se si të zgjidhet krejt kjo situatë që është krijuar me arrestimet e fundit”.

“Megjithatë në kuadër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë ekziston edhe avokati i veçantë i popullit që i trajton shkeljet e të drejtave që mund t’i bëjë kjo gjykatë ose prokuroria”, u shpreh Qelaj.

Të ngjashme