Nadali e mposht Carrenon për të kaluar në 1/8 e finales

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Tenisti numër një i botës, Rafael Nadal, e mposhti me lehtësi bashkëkombësin e tij spanjoll Pablo Carreno Bustan në tri sete radhazi, për ta arritur rundin e katërt të Australian Open.

33-vjeçari Rafael Nadal ishte në formë të mirë për gjuajtjen e servës së parë dhe i fitoi me lehtësi dy setet e para, duke ia lejuar Carreno Bustas vetëm pesë pikë kthyese, transmeton Gazeta Express.

Carreno Busta, i radhitur në pozitën e 27-të në ranglistën botërore, ishte në formë pak më të mirë në setin e tretë, mirëpo Nadali arriti prapëseprapë të shënojë fitore 6-1 6-2 6-4.

19-herë kampioni në Grand Slams mund të përballet me australianin Nick Kyrgiosin në 1/8 e finales.

24-vjeçari Kyrgios e luan ndeshjen e tij të rundit të tretë kundër rusit të radhitur në pozitën e 16-të, Karen Khachanov të shtunën në Melburn.

Pasi që Nadali dhe Kyrgios kanë pasur mosmarrëveshje në fushë gjatë viteve të fundit, mundësia e një përballjeje të tillë do të ishte argëtuese për tifozët e tenisit

Të ngjashme