Napoli dhe Interi thuhet se kanë rënë dakord për një tarifë për Matteo Politano, por lojtari do të preferonte akoma një transferim te Roma.
Kalimi i Politanos te Giallorossët u prish javën e kaluar për shkak të çështjeve që kishin të bënin me Leonardo Spinazzola në marrëveshjen e shkëmbimit.
26-vjeçari u shqetësua dukshëm nga prishja e transferimit të tij në kryeqytet, dhe shpreson që akoma mund të merret vesh një marrëveshje mes dy klubeve.
Sidoqoftë, e përditshmja Il Corriere dello Sport raporton se Napoli tani është hedhur në radhë për Politanon, dhe janë afër marrëveshjes për një çmim prej 25 milionë eurosh.
Megjithatë, në këtë fazë është e pasigurt nëse ish-lojtari i Sassuolos do të bie dakord për një transferim te Napoli.
Roma ndërkohë është duke bërë plane emergjente në rast se Politano me të vërtetë bashkohet me klubin nga San Paolo.
Il Corriere shton që Roma po shikon si alternativa tjera si Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj dhe Suso.
Për të komplikuar ende çështjet, Dan Friedkin është afër të pronësinë e klubit nga James Pallotta, dhe së shpejti pronari i ri do të duhet të nënshkruajë në çdo transferim të mundshëm.