Ashtu si zbulon eksperti i tregut të transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedulla, Napoli është futur seriozisht garës për Franck Kessies.
Për yllin e Atalantas ishte raportuar se tashmë Roma ka arritur marrëveshje, ndërsa interesim kishin shfaqur edhe Juventusi, Milani, Paris Saint Germaini e Chelsea.
Napolitanët e shikojnë yllin e Bregut të Fildishtë si adekuat për mesfushën e tyre, posaçërisht në rast nëse Maurizio Sarri është në krye të klubit.
Napoli ka një raport të shkëlqyer me agjentin e lojtarit dhe mundësitë që ta transferojnë për 24 milionë euro janë të mëdha.
Por, për të quar marrëveshjen në një shkallë ma lartë janë menduar edhe dy milionë euro bonuse.