Napoli ka arritur që me shumë vështirësi të fitojë ndaj Empolit, skuadër e cila gjendet në ligën e dytë të Italisë.
Di Lorenzo 18’ ka hapur serinë e golave në këtë ndeshje, pasi pranoi një asistim nga Hirving Lozano.
Reagimi i Empolit ka qenë i menjëhershëm, ku ka shënuar një gol mjaftë të bukur Nedim Bajrami 33’.
Lozano 38’ i dha përfundim pjesës së parë duke shënuar edhe një gol tjetër.
Brajami arriti që të shënojë edhe një herë në këtë ndeshje, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme pasi që Napoli shënoi një gol nga Andrea Petagna 77’ për t’i dhënë epilogun përfundimtar kësaj ndeshje.
Gennaro Gattuso tani do të pres për ndeshjen mes Romas dhe Spezias për të mësuar kundërshtarin e tij të çerekfinalës në Coppa Italia.