Napoli proteston ashpër: Serie A, e falsifikuar

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Vendimet e gjykatësit sportiv mendohej se do të ulnin ritmin e polemikave, pas ndeshjes mes Interit dhe Napolit, por e shtuan më shumë zjarrin dhe forcuan zërin e protestave, sidomos në kampin e Napolit.

Klubi zikaltër u sanksionua për koret raciste të tifozëve, ndërsa u dënuan edhe Koulibaly dhe Insigne, vendime që nuk janë kapërdirë nga skuadra jugore.

“Do të marrim kohën e nevojshme për të studiuar lëvizjet tona, por është e sigurtë që do të apelojmë dënimin e dhënë për Insignen. Ashtu siç do të bëjmë edhe për Koulibaly, me këtë të fundit vetëm sepse duartrokiti arbitrin. Rregullorja flet qartë dhe ndeshja duhej të ndërpritej. Ndeshja ishte e falsifikuar, por jo vetëm kaq. Kështu është minuar besueshmëria e kampionatit, duke dhënë një imazh të keq të futbollit italian”, tha avokati i Napolit, Matia Grasani.

Trajneri Carlo Ancelotti tha më herët se do të jetë gati të braktisë fushën, në rast të përsëritjes së racizmit, një veprim që është mbështetur dhe nga përfaqësuesi ligjor i skuadrës së Serie A.

Të ngjashme